Kuvendi zgjedh Shaip Havollin për drejtor të AKK-së

E publikuar: 16/06/2016 20:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës, me shumicë votash ka zgjedhur Shaip Havollin, drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsion. Nga 85 vota të deputetëve , Havolli ka marrë nga deputetët 47 vota, përballë kundër-kandidatit Burim Sadiku, i cili ka marrë votat e 31 deputetëve. Të pavlefshme janë shpallur 7 fletëvotime.

Mandati i drejtorit të ri të Agjencisë Kundër Korrupsion, Havolli, do të jetë për 5 vjetët e ardhshëm.