Kuvendi voton një marrëveshje mes Kosovës dhe BE-së

E publikuar: 14/10/2022 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me 86 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një marrëveshje mes Kosovës dhe BE-së për doganat.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se programi mbështet bashkëpunimin mes autoriteteve administratave tatimore të Bashkimit Europian dhe vendeve potenciale kandidate.

Si program ka për qëllim zhvillimin dhe funksionimin e sistemeve kryesore të teknologjisë informative dhe krijimin e rrjeteve mes zyrtarëve të administratave tatimore nga e gjitha Europa”.

Këtë marrëveshje e ka përkrahur edhe opozita./Express/