Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë seancën plenare të hënën, duke trajtuar disa pika të papërfunduara të rendit të ditës të mbetura nga seanca e kaluar. Kështu është bërë e ditur në një komunikatë për media, teksa njoftohet edhe për emërimin e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Në pikat e papërfunduara është edhe përzgjedhja e një anëtari të bordit të RTK-së nga komuniteti shqiptar.Në pikat e tjera të rendit të ditës së seancës së ardhshme do të përfshihet edhe votimi në lexim të dytë të Projektligjit për provimin e jurispodencës dhe ai për Pijet e Forta Alkoolike.
Rendi i plotë i ditës:
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj 2022:Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.II.
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj 2022:Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës, Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve, Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.