Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur për themelimin e një Departamenti për analiza ligjore në kuadër të Kuvendit
Ky Departament i ri pritet të ndihmojë Komisionet Parlamentare me ekspertizë ligjore gjatë shqyrtimit dhe amandamentimit të projektligjeve.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se duke i forcuar kapacitetet për analiza ligjore, Kuvendi do të forcojë funksionin e vet ligjvënës duke nxjerr ligje më të mira.
“Ky Departament do të luaj rol të rëndësishëm për përafrimin e legjislacionit të Kosovës me Bashkimin Evropian për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”, tha Veseli pas mbledhjes së Kryesisë.
Departamenti për hulumtime ligjore dhe ai për analiza buxhetore janë duke u themeluar në bashkëpunim me Institutin Nacional Demokratik, bazuar në praktikat e Kongresit Amerikan dhe Parlamenteve të avancuara të rajonit.