Kuvendi thellon ndasitë – A do t’i kushtojë kjo LDK’së po aq sa koalicioni me PDK’në?

31.05.2015 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kuvendi thellon ndasitë – A do t’i kushtojë kjo LDK’së po aq sa koalicioni me PDK’në?

Ndasitë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilat filluan me lidhjen e koalicionit me PDK’në u thelluan edhe më shumë në Kuvendin e VIII’të Zgjedhor. Pas eliminimit të kandidaturës së Vjosa Osmanit, delegatët e kësaj partie rizgjodhën me aklamacion dhe pa kundërkandidat Isa Mustafën për lider të tyre. Pas kësaj, Mustafa eliminoi nga Këshilli i Përgjithshëm kundërshtarët e tij si Vjosa Osmanin, Arben Gashin e Haxhi Avdylin.

Kuvendi i VIII’të i LDK’së, i cili u mbajt më 31 maj, nxori fitues kryetarin e deritanishëm, i cili është edhe kryeministër i vendit, Isa Mustafa.

Zgjedhja e Mustafës përmes aklamacionit, u konsiderua diskutabile e në disa raste edhe metodë diktatoriale nga disa prej delegatëve të kësaj partie.

Vjosa Osmani dështoi të kandidohej pasi nuk mori gjymën e votave të delegatëve të LDK’së në Kuvendin zgjedhor. Ajo mori vetëm 62 vota nga 175 sa i duheshin për ta kaluar pragun për të hyrë në garë.

Pas eliminimit të kandidaturës së Osmanit, disa kandidatë e lëshuan sallën në shenjë pakënaqësie për, siç kanë thënë ata, formën jodemokratike të votimit. Madje, pati të atillë që procesin e zgjedhjeve të brendshme të LDK’së e kanë krahasuar me sistemin diktatorial të Koresë së Veriut, ndërsa kryetarin Mustafa e kanë krahasuar me diktatorin e atjeshëm Kim Jong’un.

Vjosa Osmani, eliminimin e kandidaturës së saj e ka konsideruar si mohim dhe shkelje të demokracisë. Ajo ka thënë se nuk e njeh Isa Mustafën për kryetar legjitim të LDK’së.

“Kam pritur që me votim të fshehtë të zgjidhen kandidatët për kryetar. Nuk më lejuan të jem kandidate. Kemi tentim antistatutor që të shkohet me vetëm një kandidat, tentimi ishte që të eliminohet çdo kandidat tjetër dhe të shkohet vetëm me Isa Mustafën. Nuk e konsideroj kryetar legjitim të LDK-së”, ka thënë Osmani pasi ka dalë nga salla ku po mbahej kuvendi.

Kur jemi te kandidaturat, i shumëpërfoluri si njëri nga kandidatët potencial për kryetar të LDK’së Fatmir Sejdiu, nuk kandidoi fare. Ai ka thënë se ka hequr dorë nga kandidimi për shkak të presionit të vazhdueshëm që u ishte bërë delegatëve. Sejdiu ka thënë se është prekur shpirti i demokracisë me presionin që u është bërë delegatëve.

“Uroj që LDK të kthjellet dhe të ketë një qasje më racionale”, ka thënë ai.

Sejdiu ka lëshuar sallën bashkë me Vjosa Osmanin pas eliminimit të kandidaturës së saj.

Dega e LDK’së në Pejë e ka bërë të ditur qëndrimin e saj edhe para se të hynte në Kuvend. Kryetari i saj, Gazmend Muhaxheri ka bërë të ditur para se të hynte në kuvend se komplet dega e Pejës do ta përkrahë Isa Mustafën për kryetar.

 

Isa Mustafa pas zgjedhjes në postin e kryetarit të partisë ka garantuar anëtarësinë e LDK’së se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme nacionale.

“Ishte një kuvend i suksesshëm ashtu siç e ka natyrën LDK’ja me mundësi të vërejtjeve, me vota ashtu siç e parasheh rregullorja edhe statuti dhe me pajtim të pjesës dërmuese të delegatëve të Kuvendit. Në fjalorin e atyre që e kanë në mendësinë e tyre diktaturën nuk merrem. Delegatët që kanë qenë këtu janë të vetëdijshëm dhe të moralshëm për votën e tyre, pasi që është pronë e tyre”, ka thënë Mustafa.

“Ata më kanë votuar në përjashtim të dy apo tre të tjerëve dhe çdo cilësi tjetër është edukatë e tyre personale”, tha tutje Mustafa pas përfundimit të Kuvendit.

Mustafa u zgjodh kryetar i LDK’së me 248 vota PËR dhe vetëm dy vota KUNDËR.

Në anën tjetër, Agim Veliu ka thënë se rezultati i sotëm i ka dhënë Vjosa Osmanit përgjigjen e anëtarësisë së LDK’së për atë se kë e do LDK’ja për kryetar. Ai ka thënë se procesi i zgjedhjes së kryetarit të LDK’së ka qenë plotësisht legjitim dhe demokratik.

Ndërsa, Arben Gashi i cili mbeti edhe jashtë Këshillit të përgjithshëm të LDK’së, ka bërë thirrje që edhe fituesit edhe humbësit të sillen me dinjitet

Ndërkohë, në Kuvend nuk u lejuan të hyjnë tetë delegatët e degës së LDK’së në Gjemani, si dhe kryetari i degës së Zvicrës.

Kuvendi i VIII’të i LDK’së ka qenë i mbyllur për media, gjë që ka çuar tek dërgimi i njëletër proteste nga mediat dhe shoqëria civile në adresë të LDK’së.

Jodemokratike i ka quajtur zhvillimet e sotme në LDK edhe analisti Lumir Abdixhiku.

Si kryetar i LDK’së, Isa Mustafa shënon tri humbje, dy palë zgjedhjet nacionale, si dhe zgjedhjet për kryetar të Komunës së Prishtinës. Për herë të dytë ai po e merr kreun e LDK’së duke premtuar se do t’i fitojë zgjedhjet. Pas zgjedhjes, për herë të parë ai nuk lëshoi akuza as kundër PDK’së e as kundër ShIK’ut.

Tash, Mustafa do të jetë njëkohësisht kryetar i LDK’së dhe kryeministër deri në vitin 2019./express/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Vuçiq nuk pret ndryshime thelbësore në Kosovë kur të reduktohet KFOR-i

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

Lushtaku i reagon Mihalit: Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

80% të numëruara, 20-shja më e votuar e PDK-së nga votat me postë

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Zelensky e Trump takim ballë për ballë në samitin e G7, i pranishëm edhe Rubio, ja çfarë diskutuan dy liderët

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Kosova dhe Komisioni Evropian diskutojnë zbatimin e fondeve IPA, kërkohet përshpejtim i reformave

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

Cakolli: LVV-ja pritet të shkojë në 53 mandate, gara mes PDK-së dhe LDK-së për mandatin e fundit mbetet e hapur

Terras në Parlamentin Evropian: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Terras në Parlamentin Evropian: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Zbulohet vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran, qeveria zvicerane jep detaje

Zbulohet vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja SHBA-Iran, qeveria zvicerane jep detaje

A mendon për dorëheqjen? Rama për revistën italiane: Ndoshta kur të futemi në BE

A mendon për dorëheqjen? Rama për revistën italiane: Ndoshta kur të futemi në BE

Ky është linku ku mund të ankoheni ju që nuk i keni marrë 100 eurot e Qeverisë

Ky është linku ku mund të ankoheni ju që nuk i keni marrë 100 eurot e Qeverisë

Trump thotë se do ta publikojë së shpejti tekstin e marrëveshjes dhe mund ta lexojë atë para kamerave

Trump thotë se do ta publikojë së shpejti tekstin e marrëveshjes dhe mund ta lexojë atë para kamerave

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për Koordinatorin Kombëtar të Krimit Ekonomik

Florie Bajoku i bën thirrje Qeverisë: Të ndalohen rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Florie Bajoku i bën thirrje Qeverisë: Të ndalohen rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

‘Lufta’ kundër borxheve, KRU “Prishtina” nis shkyçjen e lidhjeve ilegale

‘Lufta’ kundër borxheve, KRU “Prishtina” nis shkyçjen e lidhjeve ilegale

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë