Lajmet

Kuvendi shtron Demarkacionin për debat në një tryezë të rrumbullakët

15.07.2016 20:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kuvendi shtron Demarkacionin për debat në një tryezë të rrumbullakët

Kuvendi i Kosovës do të debatojë çështjen e shumëpërfolur të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, por fillimisht jo në një seancë të rregullt plenare, por në një tryezë të rrumbullakët.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës dhe shefat e grupeve parlamentare janë pajtuar që debati profesional për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të zhvillohet në formën e një tryeze, më 3 gusht në sallën alternative.

Në këtë tryezë, pritet që të ballafaqohen mendimet e ekspertëve në njërën, përfshi edhe ata të shoqërisë civile, kundruall raportit të Komisionit shtetëror që qoi deri te Marrëveshja e arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi, por e cila po kundërshtohet jo vetëm nga opozita, por edhe një numër i deputetëve nga partitë në pushtet.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, tha se debati për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është i vonuar, ndonëse ka pranuar se është më mirë që ky debat të bëhet para se të merret ndonjë vendim.

“E mira është se do të bisedohet lirshëm aty do të shprehen opinionet mendimet. Besoj se vet përkrahja e Kryesisë se Kuvendit për nënshkrimet e deputeteve [24 ] tregon se jemi duke bërë diçka në interesin e qytetareve. Kjo është shumë e rëndësishme në ketë proces”, tha Veseli.

Kryekuvendari Veseli u shfaq optimist se pas këtij debati gjerat ndoshta mund të qartësohen rreth Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“E rëndësishme është që në ketë proces të rritet konfidenca dhe për tu ditur të gjitha ato gjera që janë tek shënimi i kufirit që komisioni shtetëror e ka bërë. Po ashtu të dihen edhe qëndrimet e profesionisteve dhe t’i hapim rrugë një procesi i cili është deri të vendime marrja”, tha Vesli.

Nga ana tjetër, anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Aida Dërguti, tha se debati që do të mbahet më 3 gusht, do të ndihmojë në formësimin e qëndrimit të deputetëve ngase shumica e deputetëve nuk janë deklaruar nëse janë për apo kundër marrëveshjes aktuale.

Dërguti tha se debati profesional-shkencor do të jetë mes komisionit shtetëror për Demarkacion dhe grupit të njohësve profesionist për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.

“Të shohim ballafaqimin nga se ky ballafaqim i qëndrimeve të ndryshme apo të kundërta do të ndikojë në formësimin e vendimit të deputetëve të cilët deri me tani shumica e deputeteve të pozitës nuk janë deklaruar nëse janë për ose kundër Demarkacionit”.

“Unë besoj se marrëveshja për Demarkacionin tashmë është e pavlefshme është e vdekur dhe ky debat mbase do të ndihmonte ne formësimin e opinionit te deputetët e shumicës parlamentare “, tha Dërguti.

Debati për Demarkacionin do të mbahet në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës është pajtuar që të shtyjë tutje procedimin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, përderisa të mos sqarohen të gjitha dilemat e ngritura.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka mbështetur shtyrjen për pak kohë të procedimit në Kuvend për ratifikim të Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, përderisa të hapet edhe një debat publik me ekspertët.

Megjithatë, Mustafa sërish ka shprehur bindjen e tij se me marrëveshjen aktuale për Demarkacion, Kosova nuk ka humbur territor, siç pretendon opozita apo edhe disa deputetë të partive në pushtet.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike, kanë paralajmëruar takime intensive ndërmjet forcave politike në vend, që do të çonte drejt krijimit të një konsensusi kombëtar për zgjidhjen e përbashkët të çështjes së hapur të përkufizimit të kufirit me Malin e Zi, që ka shkaktuar përplasje të forta në skenën politike në vend.

Por, partneri tjetër në koalicion Lidhja Demokratike thotë se debati duhet të zhvillohet brenda institucioneve të vendit, posaçërisht në Kuvendin e Kosovës, transmeton rel.

Hapja e debatit ndërmjet forcave politike në vend, u përmend vetëm pas kërkesave të diplomatëve ndërkombëtarë, në veçanti në prag dhe pas vizitës në Prishtinë të ndihmës sekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia dhe Gjeorgjia nuk janë miqtë tanë — Ata janë regjime autoritare që po kërkojnë afrimin me Trump-in

Serbia dhe Gjeorgjia nuk janë miqtë tanë — Ata janë regjime autoritare që po kërkojnë afrimin me Trump-in

Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen gjashtë automjete

Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen gjashtë automjete

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?