Kuvendi i Kosovës me 89 vota pro ka ratifikuar marrëveshjen e partneritetit për kornizën financiare me Komision Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit të para-anëtarësimit (IPA III).
Përkrahje kësaj marrëveshje i dhanë gjitha grupet parlamentare.
Ndërsa, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi tha se qëllimi i saj është që të krijohet baza ligjore që Kosova të përfitojë nga fondet e Bashkimit Evropian.
“Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të krijojmë bazën e nevojshme ligjore që Kosova të përfitojë nga fondet e Bashkimit Evropian të ofruara në kuadër të instrumentit të para anëtarësimit, apo fondet IPA III, për programet vjetore IPA 2021-2027. Marrëveshja si e tillë përbënë një marrëveshje kornizë, ndërsa për programet vjetore të veçanta do të lidhim marrëveshje financiare veç e veç për secilin program. Ku do të specifikojmë pastaj projektet, sektorët, fondet dhe modalitetet e zbatimit për secilin prej tyre. Kjo hapë rrugën për të lidhur marrëveshje të tjera për të përfituar nga fondet e BE-së”, tha ai./EO/