Me 86 vota për është ratifikuar marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, lidhur me financimin e projektit emergjent COVID-19 për Kosovën, në vlerë prej 46 milionë euro.
Marrëveshja e radhës është mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, në vlerë prej 100 milionë euro me afat 15 vjeçar. E cila është përkrahur me votë nga 90 deputetë të Kuvendit të Kosovës.