Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 64 vota pro kanë vendosur që nesër në orën 14:00 të votohet në lexim të dytë projekt-buxheti për vitin 2021.
Kjo kërkesë për shmangie procedurale erdhi me kërkesë të shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Derisa, Kuvendi po vazhdon punimet për të miratuar disa prej marrëveshjeve ndërkombëtare./E.Zeqiri