Kryesia e Kuvendit të Kosovës, pas mbledhjes ka vendosur seancë për nesër në ora 9 e 30. Këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Blerim Latifi ka njoftuar mediat pasi ka përfunduar mbledhja e kryesisë. Seanca do të mbahet për nder të presidentit të Austrisë Heinz Fischer që po qëndron për vizitë në Kosovë, raporton Indeksonline.
Sot gjatë ditës ai ka takuar edhe presidenten e Kosovës, ku ka folur edhe për demarkacionin dhe asociacion dhe ka theksuar se Kosova është në agjendën evropiane.


















