Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim Projektligjin për kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinën.
Pro këtij Projektligji kanë votuar 67 deputetë, një kundër dhe tetë prej tyre kanë abstenuar, shkruan Telegrafi.
Para hedhjes në votim të Projektligjit për Prishtinën, në Kuvendin e Kosovës është zhvilluar një debat i deputetëve nga pozita dhe opozita lidhur me këtë Projektligj.


















