Kuvendi miraton marrëveshjet ndërkombëtare

E publikuar: 10/04/2026 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës ka miratuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare në seancën e sotme.

Me 81 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës ka votuat Projektligjin nr. 10/L-016 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika.

Me 90 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës ka votuat Projektligjin nr. 10/L-015 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar të Kosovës.

Me 88 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës ka votuar Projektligjin nr.10/L-018 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0.

Me 90 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është votuar Projektligji nr. 10/L-017 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW, Frankfurt am Main, për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika në sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën.