Kuvendi Kosovës me shumicë votash miratoi Rezolutën e iniciuar nga Vetëvendosje lidhur me misionin e EULEX-it në Kosovë. Rezoluta u miratua me 23 vota për, 23 abstenime dhe 17 kundër.
Më poshtë mund ta lexoni Rezolutën e Vetëvendosjes lidhur me misionin e EULEX-it në Kosovë.
I. Kuvendi i Republikës së Kosovës fton presidenten e Republikës znj.Atifete Jahjaga t’i kërkojë komisioneres së lartë për Politikë të Jashtme, znj.Frederica Mogherini, inicimin e hetimit institucional për çdo rast të cituar për stafin e EULEX-it në raportin që zyrtarë të BE-së kanë hartuar.
II. Thërret në raportim të jashtëzakonshëm kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me aferat në lidhje me ndikimin e çështjeve hetimore të zyrtarëve të EULEX-it dhe marrjes arbitrare të kompetencave të organeve të drejtësisë nga ana e EULEX-it.
III. Raportimi i kryesuesve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës të bëhet dhjetë ditë nga miratimi i kësaj Rezolute.
IV. Kjo Rezolutë hyn në fuqi ditën e miratimit të saj nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.