Punëtoret teknike të Kuvendit, të cilat kanë qenë në grevë për rreth tre muaj, gjatë ditës së sotshme i’u janë hedhur rrobat e punës jashtë, në oborrin e kuvendit pa i lajmëruar fare.
Ndonëse ua ndërprenë kontratën pa paralajmërimë duke i zëvendësuar kështu me punëtoret të reja punëtore sot u hodhën jashtë edhe rrobat të cilat punuan me to.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook Kosova Women’s Network.
‘’Fotoja më poshtë, e realizuar sot, tregon një pamje tronditëse: punëtoret teknike të Kuvendit të Kosovës, të cilat deri sot në ditën e 66-të ishin në grevë – janë të rrethuara me thasë të zi me rrobat e tyre, të cilat i kanë mbajtur në punë për vite me radhë. Këta thasë sot u janë hedhur jashtë atyre, pa asnjë shpjegim e në mënyrë çnjerëzore.Këtë veprim, Drejtorja Ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, e cila ka qëndruar krah punëtoreve në vazhdimësi, e cilëson më tepër se SKANDALOZ’’, thuhet në njoftim.
Më tutje në reagim thuhet se Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës jo vetëm që nuk e mbajti premtimin e dhënë ndaj punëtoreve, por ato nuk figurojnë më as në listën e kontratës së re që Kuvendi ka lidhur me kompaninë Schafberger, kompani kjo që i shkeli të gjitha të drejtat e tyre.
Rrjeti i Grave të Kosovës e dënon këtë veprim kaq të ulët nga ana e përgjegjësve në Kuvend.
Institucionet duhet të marrin përgjegjësi dhe të trajtojnë me respekt punëtoret teknike që për vite me radhë kanë kontribuuar në mirëmbajtjen e këtij institucioni.