Kuvendi konfirmon: Seanca konstituive nesër nga ora 12:00

E publikuar: 16/04/2025 17:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Seanca për konstituimin e kuvendit do të vazhdojë nesër nga ora 12:00.

Kjo është bërë e ditur nga Kuvendi përmes një njoftimi për media.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në përgjigjen ndaj kryeuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, kërkoi që vazhdimi i seancës së ndërprerë të bëhet – siç e kërkon Rregullorja – jo më larg se 48 orë.