Kuvendi kaloi Pagën Minimale pa përfshirjen e veteranëve, OVL-UÇK paralajmëron masa

E publikuar: 13/07/2023 21:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës ka votuar për Pagën Minimale, ku nuk janë të përfshirë veteranët.

Për këtë ka reaguar Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së OVL-UÇK-së.

Ai ka thënë se do të takohen organet drejtuese dhe do të ndërmarrin masa.

”Siç po e marr vesh nga mediat, pasi u largua opozita nga salla, në terr, deputetët e këtij pushteti të paskrupullt, e kanë kaluar ligjin për pagën minimale duke i hequr veteranët e luftës së UÇK-së. Ne do të takohemi si organe drejtuese dhe do të vendosim për hapat që do t’i ndërmarrim”, ka shkruar ai.