Teksa është votuar projektbuxheti për vitin 2024, në Kuvendin e Shqipërisë ka shpërthyer zjarri.
Siç duket nga pamjet flakadanët e deputetëve të opozitës, pas një incidenti të ndodhur kanë bërë që të shpërthej zjarri duke shkaktuar tym dhe panik tek të pranishmit.
Nga ana tjetër kanë qenë vetë deputetët e opozitës ata të cilët janë munduar gjithashtu ta fikin, teksa Garda ka qenë në gatishmëri.
Kujtojmë se projektbuxheti është votuar me 83 vota pro ku i pranishëm ka qenë dhe kryeministri Edi Rama.