Kuvendi i Prishtinës, arenë ku VV-ja po i qëron hesapet me grushte!

E publikuar: 11/04/2015 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Që prej ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje në krye të komunës së Prishtinës, ka pasur përplasje të shumta në Kuvendin Komunal dhe jo vetëm kaq, por edhe dhunë fizike.

Vetëvendosje e cila shumë herë ka akuzuar partitë e tjera për përdorim të dhunës, dhe kapje të shtetit me forcë, ata janë duke e bërë të njëjtën gjë me Prishtinën, po dëshirojnë me forcë që t’iu kundërvihen atyre që po ua kundërshtojnë vendimet.

Incidenti i djeshëm mes drejtorit të Urbanizmit, Liburn Aliut dhe asamblistit të PDK-së, Muhamet Selmani, është pasqyra më e mirë e rritjes së agresivitetit ndërmjet pozitës dhe opozitës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, transmeton Indeksonline.

Sulmi fizik i Aliut ndodhi si rezultat i një debati të ashpër që patën këta të dy lidhur me planin e lagjes Arbëria gjatë seancës së djeshme të Kuvendit Komunal.

Selmani e akuzoj Liburn Aliun se ishte i armatosur në momentin e përleshjes mes tyre.

Mirëpo anëtarët e Vetëvendosjes e mohuan një gjë të tillë, duke thënë se Librun Aliu nuk ka pasur armë me vete.

E ky nuk është rasti i vetëm që militantët e VV-së sulmojnë asamblistët e Kuvendit Komunal. Ngjashëm i kishte ndodhur edhe asamblistit të LDK-së, Bekim Gashit më 5 shkurt të këtij viti, ku disa nga militantët e Vetëvendosjes, e kishin sharë me nënë, e kërcënuar edhe me rrahje fizike.

Madje pas këtij incidenti asamblistët e LDK-së kishin akuzuar VV-në se në sallën ku ishte mbajtur mbledhja e Kuvendit ka pasur edhe persona të armatosur.

Ndërkaq Qëndron Kastrati nga VV-ja kishte thënë se gjatë këtij incidenti me asamblistin e LDK-së, brenda në sallë kishte edhe persona nga sigurimi që kishin vepër penale për kanosje dhe kërcënim. /Indeksonline/