Kuvendi duhet me mbikqyrë Qeverinë, jo Qeveria Kuvendin!

E publikuar: 20/08/2015 21:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Udhëheqësit e grupeve të partive parlamentare morën mbështetje dhe kritika prej kongresmenëve amerikanë për punën e tyne të deritashme, por edhe për mospërkrahjen e investitorëve shqiptaro-amerikanë, të cilët kanë potencial për me investue në Kosovë.

Adem Grabovci, shefi i grupit parlamentar të PDK, tha se janë zotue për angazhim ma të madh që në t’ardhmen, ligjet me qenë në përputhje me ligjet europiane që lehtësojnë investimet e bizniseve, që zhvillimi ekonomik të me qenë sa ma i suksesshëm.

Përveç falënderimit për vizitën e e kongresistëve, shefi i grupit parlamentar të LDK, Ismet Beqiri tha se si ligjëvënës janë të vetëdijshëm për randësinë e tri fushave kryesore që janë të nevojshme në zhvillimin e jetës dhe demokracisë në Kosovë: zhvillimi ekonomik, sundimi i rendit e ligjit dhe infrastruktura ligjore për investitorët e huej.http://www.dailymotion.com/video/x32elie_kuvendi-duhet-me-mbikqyre-qeverine-jo-qeveria-kuvendin_news

Beqiri po ashtu tha se infrastruktura ligjore që garanton investitorët egziston, por ligjet nuk po gjejnë zbatim.

Ndërsa Donika Kada Bujupi, tregoi se miqtë amerikanë nuk kanë ofrue veç bashkëpunim, por ata kanë shfaqë edhe shqetësimin e tyne për zhvillimin ekonomik.

Bujupi tha se te gjithë kanë dhanë garanci se Kuvendi ka me aktivizue rolin e tij mbikqyrës mbi Qeverinë.

Shefat e grupeve parlamentare thanë se kanë me punue që mbikqymja e Kuvendit ndaj qeverisë ka me qenë krejt tjetër nga ajo që ka qenë deri tash.