Kuvendi i Kosovës do të mbajë të martën dhe të mërkurën seancë parlamentare.
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimosa Kusari-Lila, tha se me kërkesë të grupeve parlamentare të Opozitës, nesër në orën 11:00 mbahet seancë për rritje të çmimeve dhe situatës aktuale të krijuar.
Pas mbledhjes së Kryesisë e cila ka dështuar për shkak se nuk kishte kuorum, Kusari-Lila poashtu njoftoi se seanca e të mërkurës është vazhdim i trajtimit të pikave të mëhershme.