Kuvendi diskuton për të, por shikojeni se ku ndodhet Rikallo (Foto)

E publikuar: 03/10/2017 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo nuk ndodhet në seancën e Kuvendit të Kosovës në kohën kur po diskutohet për të.

Ministri serb është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruari O’Conell.

Ministri Rikalo me këtë rast ka falënderuar ambasadorin O’Connell për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës në sektor të ndryshëm, duke shprehur bindjen se ky bashkëpunim do të avancohet edhe më tutje.

Ai e njoftoi ambasadorin për prioritet e tij për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, duke shtuar se investimet në sektorin e bujqësisë do t’i rrisin nga viti në vit, duke e fuqizuar edhe më tej këtë sektor, i cili tha se është kontribuesi kryesor në  zhvillimin ekonomik.

Nga ana e tij, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell ka uruar Ministrin Rikalo për detyrën e re dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit. Të dy u pajtuan për të vazhduar komunikimin në funksion të gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të mëtejmë./Indeksonline/