Kushtonte 20 herë më shumë, i sëmuri me kancer e gjeti një makinë të kimioterapisë për 200 euro – pastaj bleu edhe gjashtë të tjera për spitalin

E publikuar: 14/02/2018 07:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Steve Brewer, 62 vjeç, të cilit infermieret në Spitalin e Qytetit të Peterborough-it, Angli, i kishin thënë se nuk mund të përballonin blerjen e një makine të trefishtë pompash, të cilat administrojnë barnat e kancerit.

Por kur ai shikoi në internet nga shtrati i tij në spital, ai e gjeti atë për një kosto jo të lartë, e bleu dhe ia dhuroi spitalit.
Steve, 62 vjeç, tha: “Po bëja kimioterapinë e parë dhe infermierja më shpjegoi se nuk kishin pompa të mjaftueshme”.

“Thashë ‘Do të shoh nëse mund të gjej një dhurues’. Kam shikuar përreth dhe e gjeta një në eBay për 175 funte”.

Steve, nga Peterborough u diagnostikua me kancer të zorrëve në vitin 2014 dhe ka kaluar nëpër 25 raunde të kimioterapisë, pas së cilës ai thotë se po e mban sëmundjen nën kontroll.

Dhe babai i tre fëmijëve duhet të shkojë në spital dhe të përdorë makinën çdo dy javë.
Që nga momenti i zbulimit të makinës së parë ai ka ngritur një fond për të dhuruar gjashtë pompat e tjera në spital.

Fillimisht, stafi në Spitalin e Qytetit në Peterborough kanë thënë se ata nuk mund t’i përdorin makinat sepse ishin të dorës së dytë.

Por Steve, së bashku me infermieren e kimioterapisë Angelo Cuenca, i bindën prodhuesit e pompave Baxter për t’i ri-komisionuar makinat pa pagesë, duke i lejuar spitalet t’i përdorin ato për pesë vjet.

“Kishte pak burokraci. Duhej një kohë, por ne këmbëngulëm”, ka rrëfyer Steve, i cili ka dy nipër e mbesa.

Linda Nkhata, një menaxher i njësisë së kimioterapisë në Peterborough City Hospital, tha: “Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës ndaj z. Brewer për dhuratën e tij bujare”.
“Pompat kushtojnë 3,400 funte për të blerë të reja, të cilat do të ishin një shpenzim masiv”.