Avancimi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, mbetet kusht kryesor në mënyrë që Bashkimi Evropian t’i hapë kapitujt për Serbinë dhe të konkludojë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit për Kosovën.
Derisa Kosova kushtëzohet me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), Serbia kushtëzohet me hapjen e kapitujve të ri për anëtarësim.
Mirëpo të dyja palët janë larg përafrimit të qëndrimeve në çështjet e diskutuara, në veçanti ato për Asociacionin e Komunave Serbe.
Paralajmërimet për nënshkrimin e MSA-së nga krerët shtetërorë theksojnë verën e këtij viti, por kusht për këtë është normalizimi i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.