Nga Halil Matoshi
(Në Ditën e Kushtetutës)
“Liria nuk âsht kurrë ma shumë se nji brez larg zhdukjes. Duhet me luftu për të, të mbrohet dhe t’u kalohet atyne për me bâ të njâjtën.”
(Ronald Regan)
1.
Me u dhânë mbështetje shqetësimeve emotive të njerëzve të zakonshëm, pēr keqqeverisjen ose kinse për me e mbrojtë shëndetin publik, kjo domethânë ta shpiesh shtetin në qorrsokak, në anarki, duke legjitimue paligjësinë dhe duke e suspendu Kushtetutën.
2.
Populli i zemëruem munet me e sulmu rendin kushtetues, prandej elitat kulturore e politike duhet ta mbrojnë Kushtetutën nga populli, thotë Profesor Dr. Christian Starck nga Universiteti i Göttingen-it.
P. S.
Populli ka të drejtë përmes të zgjedhurve në Kuvend, me shumicë prej 2/3 përfshi votën e dyfishtë, me e ndryshu Kushtetutën, por jo me e shkarravitë atë kur t’i teket!?