Kushtetuesja ua mohon deputetëve të deklarohen për Specialen

E publikuar: 19/08/2015 07:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koha Ditore shkruan sot se si pas kontestimit të amendamentit për Gjykatën Speciale, institucionet shtetërore kanë shkëmbyer korrespodenca.
Nëpërmjet një shkrese që e ka përcjellë në Kuvend këtë të premte, Gjykata Kushtetuese e ka njoftuar kryeparlamentarin Veseli se mund të ofrojë opinion për amendamentin për Specialen, të cilin e konteston opozita.

Është ky një standard i ri i vendosur nga Gjykata, shkruan gazeta.

Kjo për shkakun se deri tash për secilin vendim të kontestuar të Kuvendit, të drejtë për të dhënë opinione ka pasur secili nga 120 deputetët.

Anëtarët e Kuvendit e kualifikojnë si shkelje këtë përcaktim të Kushtetueses. /koha/