Zyra e Jashtme e Britanisë u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve britanikë që të lënë Tunizinë, sepse sulmet e tjera terroriste “janë shumë të mundshme”.
Tridhjetë britanikë kanë qenë në mesin e 38 turistëve të vrarë në një sulm islamist, muajin e kaluar, në një plazh të Tunizisë.
Vlerësohet se rreth 2,500 – 3,000 turistë britanikë ndodhen në Tunizi.
Sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond, ka thënë se nuk ka asnjë sugjerim për “kërcënim specifik ose të pashmangshëm”, por ka shtuar se Zyra e Jashtme këshillon të mos udhëtohet në Tunizi, nëse nuk është e domosdoshme.