A.M që të punësohej në një biznes privat, duhej që së pari të takohej në katër sy me shefin. Madje kusht e kishte që të dalë edhe në darkë me të, që më pastaj punësimi të ishte i garantuar.
“Kom apliku për punë, me ni konkurs. Tani m’ka shkru shefi, në Facebook, m’ka thanë, që niherë duhet me hangër një darkë me ta, tani gjithqysh kom me u punësu. Po unë nuk pranova, pavarësisht se ai insistonte me dal”, tregon punëkërkuesja A.M për Gazetën Fjala.
Se ngacmimet seksuale të tilla, janë në rritje, tregon edhe Rrjeti i Grupit të Grave (RRGK), përmes platformës së krijuar “Ec shlirë”, e cila është mirëpritur edhe nga Policia e Kosovës.
Platforma e krijuar, ka gjetur interesim edhe në vendet e tjera të botës, RRGK-së, i janë adresuar komente nga vende të ndryshme, për përkthimin e aplikacionit në gjuhë të tjera.
“Po kemi pas raste. Ato paraqiten çdo ditë. Është interesante të theksohet se kemi pranuar edhe komente dhe raportime edhe nga vende të tjera të botës, ku na është kërkuar që aplikacionin të e përkthejmë edhe në gjuhë tjera në mënyrë që të përdoret edhe në vende të tjera të botës, duke e pasur parasysh faktin se ngacmimi seksual është një dukuri që fatkeqësisht është mjaft i përhapur në të gjithë botën, dhe viktimat e tij fat keqësisht kanë shumë vështirësi të e raportojnë atë”, shpjegon për Gazetën Fjala, zyra për informim e këtij rrjeti.
Përmes këtij projekti, Policia e Kosovës, do të informohet për rrugët të cilat janë të rrezikuara dhe kjo do të shërbej për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, që të filloj me ndriçimin e rrugëve të errëta.
“Policia do të informohet për rrugët me rrezik më të lartë për qytetarë/et dhe aty do të mund të shtoj patrollimet; të ndihmojmë komunat e Kosovës në infrastrukturë rrugore, pasi që përmes këtij aplikacioni qytetarët mund të paraqesin ankesat e tyre për rrugët e errëta ku frika që të ndodh ngacmimi seksual janë më të mëdha, rrjedhimisht komunat do të mund të përmirësojnë infrastrukturën duke shtuar ndriçim” thotë RRGK.
Aplikacioni është krijuar në bashkëpunim me grupet “Open Data Kosovo”, dhe Girls Coding Kosova, me dizajnimin e idesë nga 30 vajza të reja. /Gazeta Fjala/.
Kusht për punësim: Darkë me shefin
NGA KATEGORIA