Tri partitë e bllokut opozitar në vend janë të një mendimi se kushti kryesor për liberalizim vizash për Kosovën është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Përfaqësuesit e këtyre partive thonë se qeveria po tenton të imponojë kalimin e Demarkacionit, për të cilin kusht thonë se nuk do të lëvizin nga qëndrimet e tyre.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi thotë se Demarkacioni po i kushtëzohet Kosovës për ta neglizhuar procesin e liberalizimit të vizave.
Ai thotë se kusht kryesor është korrupsioni dhe sipas tij qeveria është e zhytur në korrupsion./Tribuna Channel/