“Kushës, JO Krushës”, PDK del me një moto pas raportimeve se Ministria e Pecit refuzoi projektin e Fahrije Hotit

E publikuar: 16/11/2024 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike e Kosovës ka dalë me një moto pas raportimeve se Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e Fahrije Hotit.

“Kushës, jo Krushës”, kjo moto është shpërndarë në rrjetin social Facebook nga sekretari organizativ i Rinisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla.

Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar vendimin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, përmes së cilit sivjet Kooperativës Bujqësore “Krusha” të Fahrije Hotit, i ishte refuzuar përkrahja për blerjen e linjave të makinerive për përpunimin dhe konservimin e perimeve. E njëjta Ministri, grant në vlerë prej 100 mijë euro i ka dhënë Blerim Pacollit, vëllaut të deputetes së VV’së, Fitore Pacollit, për ndërtimin e një stalle.

Ky raportim ka bërë që të ketë reagime të shumta nga akterë të ndryshëm, ku edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi përmes një shkrimi në Facebook i ka bërë thirrje publike Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, që të rishqyrtojnë vendimin për refuzimin e këtij projekti.