Fuqizim të propagandës qeveritare e konsideron kreu i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala ndalimin e valutës serbe ne territorin e Kosovës përmes rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës.
Shala ka theksuar se një rregullore e tillë pa punë në terren është thjeshtë për nevojat populiste të kryeministrit të Kosovës.
I pari i Komisionit për Ekonomi, ndër të tjera thotë se qarkullimi i dinarit dhe valutave të tjera është në kundërshtim me legjislacionet në fuqi e poashtu ia jep edhe një dorë ndihme uljes ekonomike.
E që dinari ende qarkullon në Kosovë, Shala për këtë nuk ka dyshime. Faji kryesor sipas tij, mbetet qeveria. Edhe pse barra e inspektimit do të duhej të binte në Inspektoratin e Tregtisë, Shala thotë se kjo kompetencë i ka kaluar dikujt tjetër.