Sali Kabashi (Historian)
Zgjedhjet që sapo përfunduan në Kosovë, ndonëse shumë të kontestuara, ato Dr. Gëzim Kelmendi-n dhe Partinë e tij “FJALA”, lanë jashtë Parlamentit, që do të thotë, prej vitit 2010 për herë të parë, Gëzim Kelmendi nuk do të jetë pjesë e Parlamentit të Republikës së Kosovës.
Kjo do të thotë shumë për zërin e besimtarëve Islam dhe vet Fenë Islame në Kosovë! Tani as Ezani dhe as vajzat me shami, nuk do të kenë mbrojtës në Parlament, që të reagoj dhe ta ngris zërin kundër diskriminimit të vajzave myslimane me shami dhe për ndalimin e Ezanit të xhamive, që nga Shteti ynë shihet si ndotje akustike!
Shumë nga besimtarët praktikues mysliman, nuk e votuan, apo edhe më keq, dolën kundër Partisë FJALA dhe Dr. Gëzim Kelmendi-t, duke u rreshtuar në elektoratin e partive tjera, të cilat përdoren premtime për liri fetare dhe manifestimin e lirë të tyre! Po këto parti, ishin ato që votuan “pro” ndalimit të Ezanit, votuan kundër bartjes së shamisë Islame në Institucione dhe kundër lëndës fetare në shkolla! I vetmi deputet që ishte i zëshëm në mbrojtjen e këtyre të drejtave të garantuara me Kushtetutë, ishte Dr. Gëzim Kelmendi! Kush do e mbrojë Ezanin tash? Kush do i mbrojë të drejtat e vajzave myslimane? Askush nuk do ketë forcë dhe karakter të jetë zëri i popullit, siç ishte Doktori, askush në parlament nuk do të jetë në gjendje, që ti mbrojë të drejtat e myslimanëve të Kosovës!
Andaj, gabimi i besimtarëve praktikues të Fesë Islame, ishte fatal dhe kur i shtojmë që atë gabim e bënë në Muajin e shenjtë të Ramazanit, shtrohet pyetja: Atë ditë kur ata nuk e votuan Dr. Gëzim Kelmendin dhe Partinë FJALA, a do ua numëroj Zoti si ditë të agjëruar, pas të gjitha këtyre të mirave që bëri Kryetari i FJALA-s për ta!?
Ata që ju i votuat, ju mashtruan në mënyra të ndryshme joshëse, por dine, se po këta do të ju akuzojnë e do ju burgosin vetëm për një mjekër të gjatë, apo pantallona të shkurtër!
Thjeshtë, është ajo që ju e votuat.