Lajmet

“Kush s’e mbështet ndryshimin e Ligjit për Specialen, përballet me popullin”, para Kuvendit të Kosovës

03.10.2026 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Kush s’e mbështet ndryshimin e Ligjit për Specialen, përballet me popullin”, para Kuvendit të Kosovës

Iniciativa “Jo në emrin tim” ka mbajtur një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, ku është vendosur një pankartë me mbishkrimin “Ligji për mbrojtjen e UÇK-së”, raporton Ekonomia Online.

Në pankartë janë renditur emrat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të ndarë sipas qëndrimeve të tyre lidhur me çështjen e UÇK-së dhe nismën për ndryshimin dhe plotësimin e legjislacionit për Dhomat e Specializuara.

Organizatori i protestave, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje deputetëve të mblidhen sa më shpejt dhe të votojnë ndryshimet e kërkuara në legjislacionin për Dhomat e Specializuara

“Sot kemi vendosur këtu një baner para Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku i kemi paraqitur të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Këtu janë të ndarë deputetët të cilët presim ta votojnë ligjin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Janë pakicat të cilat edhe kanë votuar një deklaratë, gjithashtu edhe deputetët shqiptarë. Ndërsa në pjesën tjetër janë deputetët e pakicave serbe, nga të cilët nuk presim se do ta votojnë këtë ligj. Nuk presim që ata të kenë mëshirë apo një iniciativë për drejtësinë, për drejtësinë e cila e goditi shtetin e Kosovës, e cila realisht është një padrejtësi e thirrur në emër të drejtësisë”, shtoi Çlirimi Haziri.

“E ndërsa sot çështjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të identitetit tonë kombëtar, e kemi në prag të këtij Kuvendi dhe presim që ligji të votohet. Ligji duhet të votohet sa më shpejt. Ne i dimë obligimet kushtetuese të këtij Parlamenti, e këta deputetë që janë këtu kanë mandat vetëm edhe tre ditë, nëse nuk rrezikohen e nuk shpërbëhet ky Kuvend nga disponimi i tyre politik, pra disponimi i politikanëve.

Ne sot jemi mbledhur këtu, e kemi vendosur këtë baner duke shpresuar që t’u bëjmë thirrje deputetëve të reflektojnë, të angazhohen e të votojnë ligjin për të cilin protesta nuk ka heshtur tash e 18 ditë.

Deputetët shqiptarë kanë obligim ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj uniformës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbi sakrificën e së cilës janë ndërtuar këto institucione dhe është krijuar mundësia që edhe të kemi deputetë.

Kështu që edhe sot këtu, nga hyrja e këtij Kuvendi, përballë këtij baneri, u bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të të gjitha partive politike, pa dallim. UÇK-ja nuk është e partive politike, UÇK-ja është e popullit. Jeni deputetë të zgjedhur prej popullit, keni obligim moral, kombëtar e ligjor ndaj popullit të Kosovës që të reflektoni për kërkesat e tyre.

Shpresoj shumë që ligji të votohet, të thirret në seancë të jashtëzakonshme nëse do të jetë e nevojshme, edhe nga kryetarja e Parlamentit, por edhe nga partitë e tjera, t’i bëjnë nënshkrimet e ta thërrasin seancën, ta votojnë ligjin për UÇK-në”, shtoi Haziri.

Ai theksoi se protestat do të vazhdojnë edhe sonte, në orën 19:00, në sheshin “Skënderbeu”, me kërkesën për votimin e ligjit për UÇK-në.

“Kështu që besoj shumë që edhe sonte do të jemi në orën 19:00 dhe do të jemi deri në fund, derisa deputetët tanë të reflektojnë e ta votojnë këtë ligj. Pra, nuk do të ketë kompromis, kërkojmë votimin e këtij ligji. UÇK-ja ka nevojë për këtë ligj, Kosova dhe historia më e lavdishme e Kosovës ka nevojë për këtë ligj. Faleminderit shumë”, deklaroi Haziri.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes