Gazetari Arben Ahmeti ka reaguar ndaj vrasjes së djaloshit nga Prizreni, Hekuran Morinës, i cili kishte ndërruar jetë pasi ndaj tij kishte shtënë me armë personi që ai e kishte denoncuar në polici, sepse para disa muajve i pati kërkuar haraç.
Ahmeti ka thënë se vrasja e Hekuranit mund të ishte masakaër, nëse nuk do të kishin fat kalimtarët e rastit dhe dy bashkudhëtarët e tij.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Ahmetit në Facebook:
Vrasja e Hekuranit ne mes te Bazhderhanes ne Prizren eshte e papranueshme e deshperuese pos e dhimbshme per cka sot e ngushellojme famlijen Morina.
Hekurani refuzoj te pranoj haraqin dhe e denoncoj ate. U sulmua fizikisht dhe serish beri denoncimin. Shteti arrestoj te dyshuarin por e liroj ate pas pak muajsh per t’i dhene keshtu mundesine qe i njejti te beje vrasjen. Vrasja ne fakt do te ishte edhe masaker sikur dy bashkeudhetaret e Hekuranit ne veture dhe kalimtari i rastit te mos ishin me fat.
Dhe ende keta flasin per luftimin e krimit. Kush po flet?! Po flasin perfaqesuesit e shtetit qe edhe atyre pak te arrestuarve per haraq u ndertojne hotele neper burgje.