Kush po e shantazhon ish-aktivistin e VV-së, Arben Gecajn

08.04.2015 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kush po e shantazhon ish-aktivistin e VV-së, Arben Gecajn

Ish-aktivisti i Vetëvendosjes, Arben Gecaj ia ka drejtuar anëtarësisë së lëvizjes Vetëvendosje një letër lidhur me etiketimet dhe shantazhet që është duke përjetuar prej kur ka filluar, siç thotë ai, ta ngritë zërin për funksionimin jodemokratik të LVV-së dhe devijimit total nga qëllimet fillestare.

Lexoni të plotë shkrimin e tij

“Po bëhen disa javë që po ballafaqohem me etiketime, shantazhe dhe forma më të ulëta të presionit nga disa persona të cilët emëruan veten e tyre në funksionet më të larta të Lëvizjes.

E vetmja arsye e këtij presioni të pakuptimtë qëndron në përpjekjet që të më bëjnë të heshtë lidhur me devijimet që kanë marrë përmasa dramatike në organizatën tonë.

Devijimi kryesor ndaj të cilit e kam ngritur zërin qe disa muaj rresht është funksionimi jodemokratik i LVV dhe devijimi i saj total nga qëllimet fillestare.

Në të gjitha forumet e organizatës kam insistuar që të mbahen premtimet e dhëna për zgjedhjet e brendshme, përmes të cilave do të dilnin organet legjitime të LVV. Ata që ishin emëruar në funksione kyçe dhe të cilët kishin frikë nga zgjedhjet e brendshme se mos i humbin privilegjet që u kishte kjo formë e nominimeve në organet drejtuese u vërsulën kundër secilit që insistonte të mbaheshin zgjedhjet brenda lëvizjes sonë.

I bindur se nuk ka paradoks më të madh për një forcë politike që pretendon të demokratizojë vendin të insistojë që në organizimin e vet të mbajë format jodemokratike të përfaqësimit, unë kam insistuar që t’u hapet rruga të gjithë atyre kuadrove, anëtarëve dhe simpatizantëve tanë, të cilët me votat dhe angazhimin e tyre bënë që ne të përfaqësohemi si forca e tretë politike.

Shpërbërja e strukturave nga të nominuarit nuk do të thotë asgjë tjetër pos përbuzje ndaj atyre që i dhanë forcën Lëvizjes.

Nëse ata mendojnë që duke i dërguar nëpër shtëpitë e veta ata që i siguruan votat dhe mbështetjen për Lëvizjen dhe të presin derisa t’u duhen për zgjedhjet e ardhshme unë u kam thënë dhe po ua përsëris se kjo formë e funksionimit jo vetëm që nuk është demokratike, por është skajshmërisht e pamoralshme.

Ata që siguruan mbështetjen dhe votat për Lëvizjen kanë të drejtë të thirren dhe të flasin në emër të Lëvizjes më shumë se ata që u nominuan dhe që nga Lëvizja patën vetëm privilegje.

Në shenjë mirënjohje dhe respekti për 4970 votuesit që më besuan duke më votuar mua dhe duke respektuar votuesit që votuan për të gjithë kandidatët tonë unë kam kundërshtuar dhe kundërshtoj shpërbërjen e strukturave dhe mosmbajtjen e zgjedhjeve të brendshme në të gjitha nivelet e organizatës.

Kulmi i funksionimit jodemokratik ndodhi me shpifjet se gjoja unë kam “informuar gazetarët për aktivitetet e brendshme të LVV”.

Para anëtarëve dhe simpatizantëve të Deçanit dhe Prishtinës janë përmendur Adriatik Kelmendi, Baton Haxhiu, Arben Ahmeti dhe Astrit Gashit si gazetarë të cilët i paskam informuar për punët e organizatës sonë! Po ashtu është thëne se këta persona kanë pranuar se kanë marr informacione nga unë mbi strukturën, strategjinë dhe organizimin e lëvizjes. Ky është argumenti dhe arsyeja pse unë jam përjashtuar. Unë do të jam i detyruar të bëjë thirrje personave të lartpërmendur, të sqarojnë se kush ka të drejtë të thirret në emër të tyre për të bërë linçime politike. Shpifjet e kësaj natyre kalojnë formën jodemokratike të funksionimit. Denoncimet si “armik i brendshëm” dhe drejtimi i gishtit te “armiku i jashtëm” janë të njohura në praktikat diktatoriale, sidomos të atyre të tipit stalinist të veprimit.

Nëse të emëruarit e LVV mendojnë se përmes përjashtimeve dhe ngufatjes së demokracisë së brendshme të organizatës dhe përmes shpifjeve të tipit stalinist do të arrijnë sukseset personale, u them se këtë gjë duhet ta harrojnë. Anëtarët dhe simpatizantët e lëvizjes janë ata që vetë vendosin se si do të rrjedhin gjërat në organizatën tonë.

Falënderoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e LVV që në këto momente të vështira për mua më dhanë mbështetjen e tyre.

Në veçanti falënderoj Fatos Aliun , njërin nga themeluesit e LVV i cili ngriti zërin kundër devijimeve dhe linçimeve të tipit jodemokratik”

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur