Insektoriati i Këshullit të Lartë të Drejtësisë ka përgatitur një informacion mbi problematikat e ligjit:”Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë”.
Shkresa mban datën 11 shtator 2017 dhe shtron një serë problemesh mbi subjektet e rivlerësimit, periudhën e rivlerësimit profesional si dhe procedurat e detajuara të rivlerësimit”.
Disa prej tyre, të publikuara nga “Top Channel” dhe “panorama”, po i sjellim më poshtë si faktorë që mund të rrezikojnë shtyrjen e procesit aq të mezipritur të Vettingut.
Vështirësia themelore për vlerësimin profesional , thonë inspektorët lidhet me mungesën e udhëzimeve për procedurat e detajuara që duhet të ndiqen për rivlerësimin profesional të gjyqtarëve.
“Kjo situatë bën shumë sensitive çështjen e miratimit të udhëzimeve të qarta nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit të cilat duhet të përfshijnë rregulla për shortimin e çështjeve gjyqësore që duhen përzgjedhur për shortim, procedurat për tërheqjen e informacionit të nevojshëm tek institucionet e treta, si dhe modele të standardizuara të akteve administrative”, thuhet aty.
Inspektorët kujtojnë se me hyrjen në fuqi të ligjit të vettingut ishte në zbatim ligji i vlerësimit të gjyqtarëve i vitit 2008, sipas të cilit për të vlerësuar punën e një gjyqtari përdoreshin burime të ndryshme mes tyre edhe për volumin e gjyqeve dhe dosjeve që zvarriten.
“Rrjedhimisht është e paqartë se cila normë do të zbatohet në burimet e vlerësimit. Zgjidhja e kësaj çështjeje është e lidhur drejtpërdrejtë me suksesin e procesit të Vettingut në drejtim të afatit të caktuar nga ligji”, thotë Inspektoriati i KLD-së.
Por një tjetër vështirësi lidhte me kohën 90 ditore të zhvillimit të procedurës që është e pamjaftueshme dhe mbart disa faktorë risku etj.
Në shkresë thuhet se kjo situatë i është relatuar edhe Presidentit në cilësinë kryetarit të KLD-së. /CityNews
















