Kush ka nevojë për telefon me ekran me palosje kur mund të blini një me tastierë

E publikuar: 27/02/2019 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një prej trendeve më të mëdha të kësaj jave kanë qenë telefonët me palosje që cilët u prezantuan në masë në Kongresin Mobil Botëror.

Samsung prezantoi Galaxy Fold, Huawei prezantoi Mate X dhe Oppo tregoi një prototip në fazat e para.

Megjithatë një kompani Londineze kishte menduar një koncept tjetër. Fxtec prezantoi telefonin Android Pro1 i cili vjen me aplikacionet Android që ju dëshironi por ka edhe një tipar ndryshe: një tastierë fizike QWERTY.

Ndërsa nuk është hera e parë që shohim një telefon Android me tastierë QWERTY, modeli i Fxtec është i pozicionuar në horizontalisht dhe jo vertikalisht.

Ekrani qëndron me kënd karshi tastierës e cila ka çdo buton që mund të prisni si Ctrl, Shift, Caps, Esc, Del e madje një rresht me numra.

Madje mund të navigoni në aplikacione duke përdorur butonët e shigjetave dhe të dërgoni mesazhe apo hapur aplikacione duke shtypur enter.

Ekrani i Pro1 është 5.99-inç me rezolucion 2160×1080 AMOLED. Fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 835, 6GB RAM dhe 128GB memorie. Kamera e pasme vjen me sensor 12 dhe 5-megapiksel ndërsa ajo selfie 8-megapiksel.

Së fundi ka skaner të shenjave të gishtërinjve dhe bateri 3,200 mAh. Me pak fjalë është çdo që mund të kërkoni nga një telefon Android. /PCWorld Albanian