Kush ka kapacitet projektues, merr kredi!

20.06.2015 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kush ka kapacitet projektues, merr kredi!

Në mungesë të kapaciteteve projektuese, Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të përftojë kredi apo financim nga mekanizmat financiarë ndërkombëtarë, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë.

Ata tregojnë se institucionet financiare ndërkombëtare financojnë projekte kapitale kredibile, të cilat i kanë munguar Qeverisë së Kosovës.

Profesori i ekonomisë, Naim Gashi, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kosova nuk ka ditur të shfrytëzojë anëtarësimin në mekanizmat financiarë ndërkombëtarë.

“Deri më tani përftimi i Kosovës nga institucionet financiare ndërkombëtare, respektivisht nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, ka qenë më tepër simbolik. Kjo, për arsye se ne, si qytetarë të Kosovës, nuk kemi të njohur ndonjë projekt konkret, i cili është financuar drejtpërdrejt dhe përftimi i qytetarëve të Kosovës nuk ka qenë në përmasa më të mëdha. Zakonisht kanë qenë mbështetje për disa projekte, të cilat nuk e kanë dhënë efektin e dëshiruar”, ka theksuar Gashi.

Kosova që nga viti 2009 është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Derisa në vitin 2012, Kosova u anëtarësua edhe në Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim.

Përfaqësues të bizneseve kanë deklaruar se që nga anëtarësimi i Kosovës në mekanizma financiarë, nuk është parë ndonjë zhvillimin i hovshëm ekonomik i Kosovës.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, shprehet mjaft kritik sa i përket shfrytëzimit të përfitimeve, të cilat dalin nga anëtarësimi i Kosovës në këta mekanizma financiarë ndërkombëtarë.

“Faji është te kapacitetet e mangëta të institucioneve tona që të draftojnë projekte në mënyrë që t’iu përshtaten kritereve të financimit që aplikohen nga ana e këtyre institucioneve financiare ndërkombëtare”, thekson Zeka.

Sidoqoftë, projektet kryesore nëpërmjet së cilave Kosovës duhet të aplikojë për kredi ndërkombëtare, vlerëson eksperti i çështjeve ekonomike Naim Gashi, duhet të jenë projekte kapitale, sidomos në fushën e energjisë, minierave dhe mineraleve, projekte për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit, si dhe për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Për shembull energjia, ne brenda një viti dhjetëra miliona euro taksa të qytetarëve të Kosovës importojmë energji elektrike, ndërsa ne jemi një vend me kapacitetet më të mëdha energjetike për kokë banori në Evropë, sa i përket thëngjillit. Pika tjetër është ne për 220 milionë euro po e mbajmë Trepçën me kapacitete simbolike dhe nuk jemi në gjendje të marrim një kredi ndërkombëtare dhe ta zhvillojmë këtë minierë”, thekson Gashi, raporton rel.

Ndryshe së fundi Kosova ka nënshkruar një marrëveshje prej 185 milionë eurosh me Fondin Monetar Ndërkombëtar, e cila pret aprovimin e menaxhmentit të Bordit ekzekutiv të FMN-së, deri në fund të muajit korrik.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

ASK: Inflacioni vjetor në Kosovë arrin 6 për qind

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Oficerë të FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Ndalohet i dyshuari lidhur me rastin e sulmit me thikë ndaj dy personave në Ferizaj

Ndalohet i dyshuari lidhur me rastin e sulmit me thikë ndaj dy personave në Ferizaj