Rafa Nadal është një nga tenistët më të mëdhenj që ka njohur historia e këtij sporti, por ja që ka njerëz që nuk e njohin.
Njëri nga ata është edhe roja e qendrës stërvitore të Paris Masters.
Numri një në botë ishte rrugës për t’u stërvitur dhe në hyrje të sallës ku duhej të stërvitej roja e ndali atë duke i kërkuar kartën e identifikimit dhe pastaj e pyeti se kush ishte.
Por, kur Nadall ia tha emrin atij iu kujtua se për kë bëhet fjalë dhe e lejoi të vazhdonte.
Roja: “Përshëndetje zotëri, keni kartën me veti”.
Nadal: “Nuk e kam me vete”.
Roja: “Kush jeni ju?”.
Nadal: “Rafael Nadal”.
Dhe menjëherë kjo është bërë lajm në media, por gjithmonë në formë të shakasë. Roja mund mos të ketë njohur spanjollin, por së paku ka bërë punën e tij në përpikëri. /Telegrafi/
Gagner 10 Roland Garros ne donne aucun passe droit..🏆😂
“Bercy Live” à voir à 14H40 sur CANAL+SPORT 👀 #SportReporter pic.twitter.com/hkowErtviO— Sport Reporter (@Sport__Reporter) November 5, 2017

















