Biznesmeni Nikollaq Neranxi thotë se është kërcënuar me jetë sot në Vlorë.
Ai shprehet se ka qenë më familjen e tij, kur në plazhin e Livadhit, i ka dalë përpara Luiz Kumbaro, i cili i ka kërkuar të mos merret me çështjen e pronave në këtë zone dhe të mos e pengojë të ndërtojë hotelin e tij.
“Isha me gruan dhe djalin po shëtisnim në bregdetin e Livadhit, kur aty na u afrua një fouristradë e zezë, që drejtohej nga Luiz Kumbaro.
Pasi parkoi mjetin ky person erdhi dhe më kërcënoi me jetë, lëshoi një lumë fyerjesh me fjalë nga më të rëndat në drejtimin tim dhe të familjes. Më tha të mos kaloja në truallin para hotelit të tij dhe pretendon se un po loboj që ai të mos ndërtojë një hotel në këtë plazh.
“Kush je ti që kalon në tokën time? Të fus plumbin!”, shprehet Neranxi t’i ketë thënë Kumbara.
Po i drejtohem me urgjencë organeve kompetente pasi ndihem i rrezikuar”, kështu u shpreh në një komunikim telefonik për Report tv biznesmeni Nikollaq Neranxi.
Ai shtoi se ka dyshime se këto kërcënime vijnë për çështje pronash.