Sipas të dhënave që vinë nga Transparency International, kur flitet për lobimin e kompanive teknologjike në Evropë, Microsoft është ai që shpenzon më shumë.
Gjigandi i softuerit ka patur 84 takime të nivelit të lartë që nga 2014-ta me Komisionin Evropian dhe shpenzuar 4.5 milion Euro duke lobuar.
Afër është Google, kompania e cila u godit nga Komisioni Evropian me një gjobë marramendëse prej 2.6 miliard Eurosh për praktika të pandershme në rezultatet e kërkimit.
Gjigandi i kërkimit online ka shpenzuar 4.25 milion Euro në 153 takime të nivelit të lartë.
Amazon vjen në vendin e tretë me 1.75 milion Euro, ndjekur nga Facebook dhe Apple me nga 1 milion Euro respektivisht. /CIO Albanian