Kush janë deputetët që munguan më së shumti gjatë vitit 2023 në seanca

E publikuar: 28/12/2023 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së sotme Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) e ka prezantuar një raport, rreth punës njëvjeçare të Kuvendit të Kosovës.

Në bazë të këtij raporti deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë shënuar 1585 mungesa gjithsej, apo rreth 23 për qind në secilën seancë.

Ndër deputetët që munguan më së shumti në Kuvend gjatë këtij viti prin lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me 44 mungesa. Pas tij me më së shumti mungesa është ranguar kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behxhet Pacoli dhe ai i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Ndërsa, lista e mungesave vazhdon me deputetin e PDK-së, Ardian Kastrati dhe nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

“Kuvendi ka problem me agjendë parlamentare. 71 projektligje janë miratuar nga Kuvendi, apo çereku i agjendës legjislative. Mungesat e deputetëve: 1585 mungesa të deputetëve, në secilën seancë 23.5% të deputetëve kanë mungu. Deputetët që kanë mungu më shumë: Lumir Abdixhiku 44 mungesa nga 56 seanca. Begjet Pacolli, Memli Krasniqi, Ardian Kastrati dhe Saranda Bogujevci.” – thuhet në raportin e KDI-së. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Po ashtu është bërë e ditur se Kuvendi ka problem me agjendë parlamentare. Vetëm 71 projektligje janë miratuar nga Kuvendi, apo çereku i agjendës legjislative.