Kush ishte Anton Berisha, ish-diplomati dhe ish-politikani që vdiq sot në moshën 58-vjeçare

E publikuar: 02/01/2025 17:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ambasadori dhe ish-zëvendës ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka vdekur të enjten e 2 janarit në moshën 58 vjeçare.

Berisha për një kohë të gjatë ka qenë i përfshirë në organizime sociale, politike e kulturore, duke përfshirë lëvizjen kombëtare të viteve ’90, me misione specifike diplomatike të autorizuara nga presidenti Ibrahim Rugova.

Siç theksohet në faqen e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, Berisha ka qenë në gjeneratën e parë të ambasadorëve të karrierës i emëruar në vitin 2009.

Ai ka shërbyer si ambasadori i parë i Kosovës në Slloveni.

Më pas, ai ka shërbyer në disa pozita të tjera diplomatike si zëvendësministër i Punëve të Jashtme, këshilltar diplomatik i kryeministrit dhe si person diplomatik kontaktues në Selinë e Shenjtë.

Berisha ka qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku ka punuar me fokus në sektorin e punëve të Jashtme dhe integrimeve evropiane.

Lajmin për vdekjen e Anton Berishës e dha djali i tij, Genc Berisha i cili bëri të ditur se babai i tij kishte vdekur sot pas një sëmundje të shkurtër.

Berisha do të varroset ditën e nesërme, e premte, 3 janar, në varrezat e katolike të Pejës.

LEXO EDHE:

Vdes Anton Berisha, ish-ambasadori i Kosovës dhe ish zv.ministri i Punëve të Jashtme