“Jam aty”, kështu titullohet kënga më e re që këngëtarja Rosela Gjylbegu në bashkëpunim me kantautorin Vullnet Ibrahimi kanë hedhur në treg këto ditë. Është pritur mjaft mirë nga publiku dhe pikërisht nga ky fakt dy artistët janë mjaft të kënaqur, pasi për ta më me rëndësi është që kënga të përqafohet nga audienca, sesa të shikohet për nga numri i klikimeve, siç ndodh rëndom mes artistëve, të cilët duket sikur kohët e fundit janë vënë në garë për numër klikimesh në Youtube.
“Dhe nga malli sot ku jam, ku je”… thotë një varg i këngës,në një intervistë për gazetën shqiptare “Koha Jonë”,këngëtarja Gjylbegu thotë se kënga është një baladë romantike,e realizuar nga Vullneti. I këndohet mungesës që ndjejnë dy njerëz të dashuruar që ndodhen larg njëri-tjetrit, ndërsa përsa i përket pyetjes për mallin thotë që “ndjej çdo ditë e më shumë mungesën e babait tim. Kam mall për bisedat me të, mendimet dhe përqafimet” shprehet Rosela që përveq muzikës ajo punon edhe në Kuvendin e Shqipërisë .
KUSH I MUNGON ROSELËS…
NGA KATEGORIA