Tre liderë të Shtetit Islamik janë eliminuar brenda dhjetë ditëve. “Merita” i takon një snajperi, të cilin xhihadistët e quajnë “gjahtari”.
Shënjestra e parë e “gjahtarit” ishte Hamad Abdel Hady, sudanez, që u eliminua me një goditje të vetme më 13 janar. Ai ishte gjyqtar i lartë i Sheriatit, njeri i pamëshirshëm dhe u vra teksa dilte nga një spital.
Shënjestra e dytë ishte Abu Mohammed Dernavi, i cili u ekzekutua në banesën e tij me një plumb të vetëm.
Shënjestra e fundit ishte Abduallah Hamad Al Ansari, i ekzekutuar me një plumb të vetëm teksa dilte nga një xhami më 23 janar.
Momentalisht për “gjahtarin” nuk dihet asgjë, as prejardhja as identiteti i tij, përcjell “Telegradi”.
Aftësitë e tij tejet profesionale të bëjnë të mendosh se është një ushtarak i stërvitur mirë. U përfol se ishte Tim Kennedy, një nga anëtarët e trupave speciale amerikane Green Berets, por ai u përgjigj se ishte në Teksas duke pirë birrë.
Megjithatë, ekspertët ushtarakë mendojnë se snajperi duhet të jetë stërvitur nga amerikanët, të cilët e mbajnë sekret identitetin e tij.