Mediat greke zbardhin detaje të reja për rrjetin shqiptar të trafiku të drogës.
Simbas grekëve kreu i bandës asht shqiptari Dhimitër P. 50 vjet dhe jeton në Belgjikë.
Dhimitër P. ka shtëpi në Belgjikë, Tiranë dhe Athinë, ndërsa në emnin e tij ekzistojnë edhe llogari bankare në Belgjikë, Tiranë dhe Athinë. Ai njihet me pseudonimin “Walter”.
Mediat greke zbulojnë se anëtari i bandës asht shqiptari Klement B dhe njihet me pseudonimin “Kelly”.
Ditën e djeshme u zbulu se Klement Balili asht shpall në kërkim nga policia greke.
Banda vepronte në Belgjikë, Holandë, Bullgari, Itali dhe Greqi.
Mediat shkruejnë se kalimi i drogës nga Shqipnia bahej përmes kamionëve me ilaçe, ndërsa nga viti 2013 policia italiane ka arrestue 59 persona.
Dhimitri rezulton të jetë pronarë i tre shtëpive në Belgjikë Tiranë dhe Athinë dhe njikohësisht i janë gjend llogari bankare në këto tre shtete.
Llogari 366.000 euro në Greqi, 460,000 euro në Shqipni, në Belgjikë 100.000 euro.