Kush është në listat e Milaim Zekës dhe kush janë të apostrofuarit në raportin e Dick Martyt (VIDEO)

E publikuar: 04/08/2015 21:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi ishin më të zëshmit në seancën e Kuvendit të hënën, kur kërkuan votimin e amandamentit kushtetues që i hapë rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.

Por, dy figurat kyqe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që tani janë në pozita udhëheqëse në institucionet e Kosovës mund të jenë në listën e të akuzuarve nga kjo gjykatë.

Kështu po pretendon gazetari Milaim Zeka, i cili informatën thotë se e mori nga burime të besueshme ndërkombëtare.

Blerim Kuqi, emri i të cilit figuron në listën e Zekës, i tha Klan Kosovës se lista me emra është tendencioze.

Në fakt, emra konkretë përmenden edhe në raportin e ish senatorit zvicerian Dic Marty, i miratuar nga Keshilli i Evropës më 2011, mbi bazën e të cilit u krijua Gjykata Speciale.

“Sipas informacioneve te mbledhura, ka raste konkrete dhe dyshime se disa serb e shqiptar të Kosoves u mbajtën ne burg  nga pjestarë të UÇK-së, e cila kontrollonte veriun e Shqiperisë. Të mbajturit janë trajtur në mënyrë jo humane dhe më pas janë zhdukur.
Disa pjestarë kyq të grupit të Thaçit, i njohur si “Grupi i Drenices”kanë luajtur rol jetik në këtë veprimtari kriminale.Aty përfshihen Xhavit Haliti, Kadri Veseli,Azem Syla, e Fatmir Limaj”.

Emër tërthorazi përmendi edhe Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, kur iu drejtua deputetëve të Vetëvendosjes gjatë seancës së të hënës, duke e apostrofuar Rexhep Selimin si njërin nga të akuzuarit e mundshëm.

Por, derisa në Kosovë, kanë filluar debatet se kush mund të jenë emrat e të akuzuarve nga Gjykata Speciale, Task Forca Hetuese, ne krye me prokurorin David Shwendiman, që po i heton pretendimet e Martyt, ka pwrshendetur krijimin e speciales menjëherë, por se kurrë nuk ka dhënë  emra të të akuzuarve potencial.