Kush është më i mirë, Messi apo Ronaldo? UEFA hap sondazh, mund të votoni edhe ju

E publikuar: 05/04/2017 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse nuk është debati i momentit (do të jetë kur të vijë koha e Topit të Artë), faqja zyrtare e UEFA-s, në versionin francez, ka nisur një sondazh: Messi apo Cristiano, kush është më i mirë?

Faqja e organit drejtues të futbollit evropian ka shfrytëzuar deklaratat e Hatem Ben Arfa në “France Football” për të rihapur një debat që sikur ishte harruar kohët e fundit.

Rezultati është 57% me 43% në favor të argjentinasit të Barcelonës.

Dy lojtarët i kanë fituar nëntë Topat e Artë të fundit.

Messi ka fituar pesë Topa të Artë, ndërsa Cristiano Ronaldo ka fituar katër. Këtu mund të votoni edhe ju.http://fr.uefa.com/uefachampionsleague/news/newsid=2455039.html