Gjokë Paloka, një biznesmen shqiptaro-amerikan i profilit të lartë, mik i presidentit Donald Trump, po qëndron në Prishtinë dhe po takon njerëz të PDK’së.
Ai i ka shkuar në zyrë kandidatit për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza.
Hamza ka thënë se nga Amerika veç të mira i kanë ardhur Kosovës, pa treguar nëse këtë herë i ka ardhur atij edhe ndonjë lajm i mirë.
“Një takim me mikun tim dhe të Kosovës, shqiptaro-amerikanin Gjokë Paloka. Nga Amerika veç të mira i kanë ardhur Kosovës. ”, ka shkruar Hamza