Trajneri i Gent në kampionatin elitar të futbollit në Belgjikë, është mërzitur shumë për dekonspirimin e aksionit për blerjen e lojtarit me ngjyrë të Skënderbeut, Peter Olaynka, nga ekipi që ai drejton.
Hein Vanhaezebrouck tha se: “Më duket e çuditshme se si doli lajmi i tranferimit, por unë nuk do të flas për të derisa transferimi i tij të jetë i mbaruar”.
Në web-in belg shkruhet për pakënaqësinë e trajnerit për mënyrën se si po “rrjedhin” informacionet e merkatos, ndërsa në mediat belge janë bërë të ditura synimet e Gent për të përforcuar ekipin edhe më shumë në merkaton e Janarit.
Fjalët e trajnerit belg, përforcojnë tashmë të gjitha dyshimet për transferimin e Olainkës, vlera e të cilët sipas transfermarket është 725 mijë euro, shkruan mapo.al.
Siç kemi raportuar edhe më parë, ky transferim tashmë është në dorën e klubit korçar që duhet të arrijë akordin me klubin belg, pasi siç raportohet në mediat e këtij vendi, mes lojtarit e klubit gjithçka është e mbyllur.