Kush është Dukagjin Nikolla, i shumëkërkuari nga FBI që dyshohet se u përfshi edhe në vrasj*n në ‘Bon Vivant’

E publikuar: 04/04/2025 18:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njëri prej të dyshuarve për përfshirje në të shtënat me armë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, Dukagjin Nikollaj, është arrestuar në Spanjë.

“Betimi për Drejtësi” raportoi sot me burime se Nikollaj, i cili ishte në arrati, është ndaluar nga autoritetet spanjolle.

Më 5 gusht 2023, një person kishte vdekur nga katër të plagosurit në “Bon Vivant”. Ngjarja raportohet se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve.

Për këtë vrasje, Andi Pajaziti ishte liruar nga akuza derisa ishte shpallur fajtor për armëmbajtje pa leje, duke i marrë dy vite burgim.

“Duka”, ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës në gusht të vitit 2023,  për rastin në Bon Vivant. Ai dyshohet se është ndër personat kyç që u përfshinë në përleshjen me armë në lokalin në mes të Prishtinës.

Ai po kërkohej për “Vrasje të rënde në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Gjatë këtij incidenti mbeti i vdekur Kastriot Ramadani, si dhe u plagosën e lënduan 20 persona tjerë.

Duka dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, Andi Pajazitin.

Përveç dyshimit se ishte përfshirë në ngjarjen në Prishtinë, “Duka” ka të kaluar kriminale edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi rezulton një prej shqiptarëve më të kërkuar nga FBI.

Dukagjin Nikollaj, sipas Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), dyshohet të jetë i përfshirë në blerjen e sasive të mëdha të marijuanës nga Kanada dhe shpërndarjen e tyre në zonën e New Yorkut.

“Duka” thuhet të jetë pjesëtarë i organizatës kriminale “Krasniqi Organization”, të dyshuar për trafikim droge dhe vrasje.

Urdhër arresti për “Dukën” është lëshuar në maj të vitit 2010 nën akuzat për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ai ka kontrolluar rrethin e drogës nga viti 2003 deri në vitin 2007.

Sipas FBI ai dyshohet të jetë i përfshirë në blerjen e sasive të mëdha të marijuanës nga Kanada dhe shpërndarjen në zonën e Nju Jorkut.